Ka ndodhur

Operacion blic në Nikël, Policia: U kontrolluan banesat e 7 personave me rekorde kriminale

Një aksion blic i forcave të RENEA-s është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të enjtes në Nikël të Fushë-Krujës, për shkak të personave me rekorde kriminale.

Policia në një njoftim zyrtar thotë se ka kryer kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale.

Mësohet se ka qenë SPAK që ka urdhëruar forcat e policisë për këto kontrolle, në kërkim të provave për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të pazbardhura deri më tani.

Mes banesave që ka ushtruar kontroll, është edhe banesa e Durim Bamit, që njihet si “i forti” i Niklës.

“Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht: Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra”, njofton policia.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’u shërbejnë hetimeve.

Ndër të tjera, policia thotë se “në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë