Ka ndodhur

COVID-19/ Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt

Greqia ka vendosur të shtyjë afatin e bllokimit të Pikës Kufitare të Kapshticës deri më 8 shkurt për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19.

Policia shqiptare bën me dije se deri më 8 shkurt dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

“Sqarojmë se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë”, njofton policia.

Ndërkohë pika kufitare e Kakavijës vijon të punojë nga ora 07:00 deri në 23:00 me një kuotë ditore prej 750 kalimesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë