Eugena Tomini, shefe e shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP-së, emërohet zv.ministre e Shëndetësisë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashmë në fletoren zyrtare.
Mësohet se Tomini nuk ka zëvendësuar asnjë prej zv.ministrave aktualë, por i shtohet ekipit aktual prej tre zëvendësministrash në krah të ministres Ogerta Manastirliu.
Kështu përveç Mira Rakacollit, Albert Nikollës dhe Bardhylka Kospirit është shtuar edhe Eugena Tomini.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.