Ka ndodhur

Plagosi vëllain, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 38-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij, F. T., 47 vjeç.

Policia thotë se autori është vënë në pranga, ndërsa për të plagosurin thuhet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, 38-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllain e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë