Ka ndodhur

Ekstradohet nga Bullgaria turku me pasaportë shqiptare

Një turk me pasaportë shqiptare është ekstraduar drejt Shqipërisë, pasi ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik droge.

49-vjeçari Rexhep Ipek, i cili ka lindur në Turqi, është banues në Durrës.

“Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Sofja, Bullgari, u krye ekstradimi nga Sofja, Bullgari, i shtetasit R. I., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Durrës, i cili ka shtetësi shqiptare (është i pajisur me pasaportë shqiptare), pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më 15 tetor të vitit 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ai është me pasaportë shqiptare pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare, teksa tani ekstradohet drejt Shqipërisë për të dhënë llogari mbi veprat për të cilat akuzohet.

Ngjarja

Nga hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, ka rezultuar se turku në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sofja, është bërë i mundur arrestimi i tij në Bullgari dhe ekstradimi drejt vendit tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë