Media Galeri

Në garë me kohën për të shpëtuar fabrikën e vaksinës

Pasi ra dy muaj shi në disa vende të Mbretërisë së Bashkuar, kishte përmbytje të mëdha në Uells dhe sot Shërbimet e urgjencës u përpoqën të mbronin një fabrikë që prodhon vaksinën dhe e ruan atë  pasi Stuhia Christoph goditi vendin.

Ekipet punuan gjatë gjithë natës për të shpëtuar fabrikën në Wrexham e cila është e përfshirë në prodhimin e vaksinës së Universitetit të Oksfordit-AstraZeneca e cila gjithashtu ruhet atje.

Lumi Mersey doli nga shtrati ndërsa niveli i ujit shënoi një rekord duke bërë që rreth 2000 familje të evakuohet në East Didsbury, West Didsbury dhe Northenden.

“Ne patëm një incident në fabrikë dhe na u desh të punojmë fort për t’u siguruar që të mos ketë asnjë problem. Unë kam qenë zgjuar gjithë natën … është një kohë shumë e vështirë për ne” tha Mark Pritchard, një nga drejtuesit e ekipit.

Një stuhi e tillë kishte shumë kohë që nuk ndodhte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë