Ka ndodhur

Helmimi i nxënësve në “Don Bosko”, nën hetim dy përgjegjësit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy shtetas, si përgjegjës për helmimin e 6 nxënësve ditën e djeshme në një shkollë jopublike në “Don Bosko”.

Sipas policisë, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.

Policia thotë se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç.

Ditën e djeshme, 6 prej nxënësve përfunduan në spital për ndihmë mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë