Ka ndodhur

Arratisja e Fjolla Morinës, Policia e Kukësit: Po punojmë për kapjen e saj

Policia e Kukësit ka reaguar një ditë pas lajmit se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës.

Policia njofton se po punohet për kapjen e këngëtares, e cila akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët, ajo u arrestua pasi u kap në pikën doganore të Morinës me armë zjarri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë