Politike

Kryemadhi, votuesve: Lekët merrini, hyni në punë, por mos votoni për Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një bashkëbisedim me disa banorë të Vorës.

“Ne nuk i ndihmojmë njerëzit me mashtrime siç bëjnë ata, ne i ndihmojmë njerëzit me vepra, me program. Jemi të qartë.

Kur ishim dje në Fier, na thanë: ‘Po na vijnë, po na premtojnë për tu futur në punë, po na thonë do t’ju japim para…’ Unë i thashë; ‘Këta që ju kanë gënjyer për 8 vjet, se i gënjyet ju një ditë…lekët merrini, hyni në punë, nuk fëlliqesh me Ed Ramën që ka 8 vjet që të rren, se e rren ti një ditë”, u tha Kryemadhi.

Ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje në votim, Kryemadhi shtoi: “…Duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë blerja e varfërisë apo e nënshtrimit të shqiptarëve ditën e zgjedhjeve, dhe unë mendoj që sot pika më e fortë nuk është më thjesht vajtja te kutia e votimit për të votuar për një parti politike. Ne sot duhet tu bëjmë thirrje qytetarëve që të shkojnë në kutinë e votimit për të ndëshkuar me votë atë që e ka gënjyer, atë që i ka grabitur pronën, atë që e ka keqtrajtuar dhe të vlerësojë me votë që i është gjendur pranë në momente të vështira, atë që ka mbajtur premtimet në marrëdhënie me ta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë