Bota

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit

Kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq ka rënë sot në pranga bashkë me katër punonjës të tjerë të administratës, për abuzim me detyrën.

Kryebashkiaku shqiptar ndodhej nën akuza për punësime partiake dhe është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.

Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të partisë DPS Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Arrestimet vijnë ndërkohë që qeveria e re malazeze, pjesë e së cilës është edhe shqiptari Dritan Abazoviç, ka premtuar luftë më të ashpër ndaj korrupsionit dhe punësimeve partiake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë