Thuajse një javë pas fillimit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook se janë vaksinuar 369 mjekë.
Rama nuk saktësoi më tej se sa do të jetë numri ne vijim, (ose së paku sa parashikohet). Ai thjesht njoftoi se procesi do të vijojë dhe se ai do të jetë në rritje.
“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit”, shkruan Rama, shoqëruar edhe me një video nga ana e tij
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.