Ka ndodhur

581 raste të reja dhe 5 humbje jete nga Covid 19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi 581 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19. Janë kryer 3029 testime, ndërsa numrin më të madh vijon ta ketë Tirana me 177 raste, 37 në Vlorë, 28 në Elbasan, 26 në Durrës dhe Fier, 25 në Lushnje, 23 në Kavajë, 20 në Dibër, 19 në Shkodër dhe më pak raste në bashkitë e tjera.  

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen, 2 nga Tirana, 1 nga Mirdita, 1 nga Korça dhe 1 nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç.

COVID-19 – Statistika (16 Janar 2021)

Raste të reja ditore        581

Të shëruar në 24 orë     465

Të shtruar në spitale     276

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore              3029

Testime totale            310,667

Raste pozitive             67,216

Raste të shëruara       40,090

Raste Aktive                25,856

Humbje jete                 1270

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14899

Fier  1923

Shkodër   1384

Durrës  1429

Lezhë  1017

Vlorë   1030

Korçë    890

Elbasan  1032

Berat  832

Dibër  552

Gjirokastër 477

Kukës 391


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë