Art dhe Kulture

Piktura e rrallë e Hergé shitet për shifrën rekord 3.2 milionë euro

Një pikturë nga ilustruesi belg Hergé është shitur për një shifër rekord, 3.2 milionë €.

Ilustrimi u pikturua duke përdorur bojëra uji dhe tregon personazhin Tintin dhe qenin e tij Snowy duke u fshehur në një kavanoz prej porcelani.

Fillimisht ishte menduar të shërbente si kopertinë për librin e pestë të Hergé, por u refuzua për shkak të kostove të riprodhimit. Më vonë kjo pikturë u përdor si një version i thjeshtuar i ilustrimit.

Kjo pikturë e cila prej kohësh ishte shumë e kërkuar, u shit në internet nga shtëpia e ankandeve Artcurial për një shifër që arrin deri në 3.2 milionë €.

Kjo shifër rekord, thyen rekordin e mëparshëm nga një tjetër vepër arti e Hergé në 2014.

Libri “Lotus Blu” u botua për herë të parë në vitin 1936 dhe tregon Tintin të udhëtonte në Kinë gjatë pushtimit japonez të vitit 1931.

Karikaturisti Hergé, një belg emri i vërtetë i të cilit ishte Georges Remi, krijoi Tintin në vitet 1920. Libri është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe është shitur në më shumë se 200 milionë kopje.

“Kjo pjesëz u refuzua nga botuesi Casterman për shkak të kostove të riprodhimit. Casterman mendoi se albumet komike ishin të shtrenjta dhe riprodhimi i kësaj kopertine do të rriste më shumë kostot e prodhimit. Kështu që Hergé do të ribënte vizatimin e tij në një mënyrë më të thjeshtë. Por do të ruante misterin, me një shkallë më të vogël ngjyrash”, u shpreh Eric Leroy, një ekspert francez.

Kjo është vetëm një nga 5 shembujt e punës së artistit Herge,  të vlerësuara për origjinalitetin e tyre, por nuk ka të bëjë vetëm me autenticitetin apo vlerën.

“Ne kemi vendosur rekordin e mëparshëm për “Pages de Garde” (PAZH DE GARD) në 2014 në 2.6 milion që është një shumë e rëndësishme. Do të ishte e drejtë që kjo pjesë të thyejë këtë rekord. Hergé kishte bërë vetëm pesë kopertina komike duke përdorur këtë teknikë me ngjyra të drejtpërdrejta, pra është një pjesë e jashtëzakonshme që meriton një çmim të jashtëzakonshëm”, tha Leroy.

Edhe pse rreth një shekull pas publikimit, Tintin vijon të mbetet ndër librat komikë më të lexuar, po ashtu i realizuar edhe në filma vizatimorë apo edhe lojëra kompjuterike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë