Ka ndodhur

Digjet gjatë natës ‘BMW’-ja në Durrës, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm

Një automjet në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30, në lagjen nr. 15.
Policia bën me dije se ka marrë flakë mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë