Një aksident i rëndë rrugor me katër persona të vdekur, mes të cilëve dy fëmijë, ka ndodhur në orët e pasdites së të mërkurës në “Rrugën e Kombit”.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut dhe në të janë përfshirë dy automjete, një kamion transporti mallrash dhe një autoveturë tip Citroen, të dyja me targa të Kosovës.
Mësohet se viktimat janë të gjitha pasagjerë të makinës Citroen. Në momentin e përplasjes në autoveturë po udhëtonte një familje me pesë anëtarë, prindërit dhe tre fëmijët e tyre.
Dy prindërit dhe dy prej fëmijëve të tyre kanë gjetur vdekjen, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë fëmijë tjetër.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është kërkuar ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë nga rrënojat e automjeteve viktimat.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë moti i keq dhe pakujdesia e drejtuesit të Citroen, që ka tentuar një parakalim të gabuar në kthesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.