Ka ndodhur

I dënuar me 5 vjet burg në Torino, arrestohet 41-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 41-vjeçar në pikën kufitare të Bllatës.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi K. K, banues në Bulqizë, i dënuar në Itali mbi 5 vjet burg për trafik droge.

“Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma / Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H.,  pasi Gjykata e Torinos/Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë