Ka ndodhur

Gjendja e akseve/ ARRSH: Rënie gurësh vetëm në Elbasan-Rrogozhinë

ARRSH ka lajmëruar përmirësim të gjendjes së akseve rrugore në të gjithë Shqipërinë.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, reshjet tashmë kanë pushuar dhe rënie gurësh ka pasur vetëm në Elbasan-Rrogozhinë.

Edhe në këtë aks është ndërhyrë menjëherë duke bërë pastrimin e plotë.

Të gjitha akset janë të kalueshme dhe pa probleme për qarkullimin rrugor.

“Reshjet e shiut dhe të borës kanë pushuar duke sjellë një përmirësim të gjendjes së akseve.

Në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) ka pasur rënie gurësh, janë marrë masa menjëherë nga grupi i punës dhe është bërë pastrimi i plotë i aksit.

Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë.

Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kryesore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë