Ka ndodhur

Penguan policinë të arrestojë ish-kreun e Qarkut Kukës, pranga 6 personave

Policia e Kukësit ka arrestuar disa persona për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku ish-kreu i Qarkut, Abedin Oruçi, kundërshtoi efektivët dhe i kërcënoi me armë.

Mësohet se në pranga kanë rënë Ermir Markaj, Eglant Ollomani, Gazmend Oruçi, Besmir Muçmata, Zekria Shehu, dhe Behar Duraku, pasi kanë penguar Policinë të arrestojë ish-kreun e qarkut.

Po ashtu janë proceduar dhe 5 të tjerë, saktësisht Redon Spahiu, Albion Spahia, Gani Oruçi, Isak Oruçi dhe Rozart Spahia.

Disa prej personave të sipërpërmendur janë të afërm dhe miq të ish-kreut të Qarkut Kukës.

Ata akuzohen për kundërshtim të policëve dhe pengim të zbulimit të së vërtetës. Ndërkohë vetë ai, bashkë me të vëllain Petrit Oruçi janë shpallur në kërkim.

Oruçi dje bashkë me personat që e shoqëronin ishin tek një restorant tek Ura e Drinit të Zi ku u drejtoi armën policëve dhe mbetën të lënduar 5 policë, ndërkohë që Oruçi mundi të shpëtojë pa u arrestuar madje u drejtoi edhe armën policëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë