Ish-kryetari i Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, përplaset sërish me policinë.
Oruçi ishte në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ”Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “ndërtim pa leje”.
Ndërsa, policia e ka ndaluar sot, Oruçi raportohet të ketë nxjerrë armën dhe të ketë dëmtuar të paktën 5 policë.
Mësohet se ai është larguar nga vendngjarja menjëherë. Në vend ndodhen 2 prokurorë dhe forca të policisë së Kukësit.
“Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin A.O., 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” . Po punohet për kapjen e shtetasit A.O”, do të njoftonte policia.
54-vjeçari Abedin Oruçi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike dhe ka qenë kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të Partisë Demokratike, PDIU-së Shpëtim Idrizit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




