Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Lindita Ziguri.
KPK ka dhënë sot vendimin për Zigurin, e cila ka më shumë se 18 vite në sistemin e drejtësisë.
Trupa gjykuese pasi ka analizuar provat dhe fakte për prokuroren Ziguri në të tria kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional vendosi konfirmimin në detyrë të saj.
Lindita Ziguri (Male) prej vitit 2002 është pjesë e sistemit të drejtësisë dhe më shumë se 10 vite prokurore.
Vitin e kaluar Ziguri u komandua si inspektore në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




