Ka ndodhur

Dhunon babanë dhe vëllanë e tij në Durrës, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një 26-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka dhunuar babain dhe vëllain e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan shtetasin J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe vëllait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë një tjetër 26-vjeçar është arrestuar për drejtim mjeti pa leke drejtimi.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa leje drejtimi”, vijon më tej njoftimi i policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë