Ka ndodhur

Mbytet në kanal 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit

Një 47-vjeçar është mbytur në një kanal në fshatin Mes të Postribës në Shkodër.
M. U ishte larguar nga banesa mbrëmjen e kaluar teksa sot u gjet i pajetë në mesditë në anë të kanalit.

Dyshohet se 47-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit dhe u rrëzua aksidentalisht duke u mbytur.

“Më datë 11.01.2021, rreth orës 13:00, në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme. Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë