PR feston të hënën 30 vjetorin e themelimit. Instituti i Studimeve Politike ka publikuar vendimin e miratimit te saj më 1991.
Partia Republikane u krijua më 10 janar 1991 dhe i përket spektrit të djathtë. Grupi nismëtar përbëhej nga Gafur Muço, Vangjush Gambeta dhe Rita Përmeti. Por shumë shpejt kjo parti u identifikua me figurën e njohur publike të shkrimtarit Sabri Godo.

Për drejtuesit e PR ‘ish pronarët janë mbështetësit kryesorë të Partisë Republikane’. Që nga viti 1997, kryetar i Partisë Republikane është Fatmir Mediu.
Suksesin më të madh elektoral, Partia Republikane e pati gjatë zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005 me 11 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë viteve 1992-1996 dhe 2001-2020 ka qenë në koalicion me PD, gjatë 1997-2000 iu bashkua një grupimi të tretë dhe kryetari i PR Godo u caktua nga e majta bashkëkryetar për Kushtetutën 1998.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




