Ka ndodhur

Mban peng, dhunon dhe abuzon seksualisht me ish-të dashurën, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të hëne, pasi ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me ish-të dashurën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari me dy identitete ka mbajtur dhe peng ish-të dashurën me të cilën ka abuzuar seksualisht.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale ‘Dhuna në familje’, ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’ dhe ‘Heqja e paligjshme e lirisë’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tashmë 30–vjeçari që akuzohet për tre vepra do të dalë para gjykatës, pasi Prokuroria po vijon hetimet për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë