Politike

12 miljet e Greqisë dhe tensioni me Turqinë, ecejaket e Ramës në Ankara dhe Athinë

Një ditë para se të nisej për një vizitë zyrtare në Turqi, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Njoftimi erdhi nga ky i fundit përmes një postimi në Tëitter, ndërsa Rama nuk komentoi asgjë.

Në përfundim të vizitës së tij në Turqi, kur Rama kishte paralajmëruar një tjetër udhëtim për në Dubai, njoftohet se ai do të vizitojë Greqinë, përmes zhvillimit të një takimi me ministrin e Jashtëm të Greqisë dhe më pas një drekë pune me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

LEXO EDHE:
12 miljet me Greqinë, Rama: Si u marrka deti me vendim Krishtlindje? S’negocioj interesat e vendit… pse shkojmë në gjykatë
Turqia e “tronditur” që Shqipëria pranoi zgjerimin me 12 milje të Greqisë

Të dyja vizitat po zhvillohen në kontekstin e tensioneve dhe ecejakeve lidhur me dekretin e Greqise që i hap rrugë zgjerimit me 12 milje në det dhe marrëdhënies së tensionuar greko turke. Për këtë cështje nuk pati asnjë deklaratë publike nga presidenti Erdogan dhe kryeministri Rama, por vizita e këtij të fundit në Greqi e tregon qartë se bisedimet do të kenë në fokus pikërisht këtë debat. Pak kohë më parë, Greqia dhe Shqipëria ranë dakord që çështja e detit (zonat ekskluzive ekonomike) të zgjidhej me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.  Një pikë referimi kjo ndoshta edhe për nisjen e diskutimit për zgjidhjen e tensioneve greko turke për detin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë