Ka ndodhur

Kërcënohet me jetë djali i Përparim Ademit, dorëzon kallëzimin në Polici

Djali i Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, është kërcënuar pasditen e djeshme me jetë.

Mësohet se në telefonin e djalit Kristo Ademi ka ardhur një mesazh kërcënues në rrjetet sociale nga një profil që i thoshte se do e vriste.

21-vjeçari ka bërë kallëzim në komisariatin nr.2 dhe Policia po punon për të identifikuar autorin e mesazhit kërcënues.

Më 31 dhjetor të vitit 2020, Përparim Ademi vrau dy motrat Bardhi dhe Metani me të cilat prej kohësh kishte lidhje, madje ka dyshime të forta se i shfrytëzonte për prostitucion kurse familjarët e motrave kanë dëshmuar se Ademi me motrat mund të kenë pasur rreth 10 fëmijë që i kanë trafikuar, kryesisht në Selanik të Greqisë.

Ademi vetë ishte i martuar me një tjetër grua, që kishte dijeni për lidhjen me dy motrat që përfunduan të vrara nga 59-vjeçari, pasi njëra prej tyre kishte një lidhje tjetër që Përparim Ademi nuk e dëshironte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë