Ka ndodhur

Qëllohet me armë zjarri makina e 25-vjeçarit në Lezhë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së martës, në lagjen “Nënë Tereza”, në Lezhë.

Policia thotë se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të 25-vjeçarit me iniciale E. P.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Ndërkohë nga ana e policisë së Lezhës janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë