Policia e Elbasanit ka arritur të zbardhë ngjarjen ku u raportua më herët për të shtëna me armë zjarri.
Bëhet fjalë për një konflikt në familje, ku kryefamiljari kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ky i fundit, 45-vjeçari Arjan Ruvina u shoqërua në polici, ku do të japë sqarimet rreth ngjarjes.
Mësohet se 45-vjeçari pas një konflikti me familjarët e tij kishte qëlluar me kallashnikov 3 herë në ajër, ndërsa thuhet se ishte nën efektin e alkoolit.
“Në vijim të informacionit paraprak, pas kontrollit të imtesishem të territorit të bërë nga shërbimet e policisë në zonën ku ishte bërë telefonata, si dhe pas informacioneve të marra në rruge operative, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqerimin e autorit të dyshuar që ka qelluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti familjar. 45 vjecari eshte shoqeruar ne Polici per veprime te metejshme si dhe është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




