Prej 1 janarit, Operacioni Forca e Ligjit ka pushuar së dërguari kërkesa llogarie mbi burimin e pasurisë drejt personave me të shkuar kriminale.
I vetmi ndryshim i miratuar nga qeveria me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe është ai i datës 16 dhjetor, që parashikon shqyrtimin e të gjitha çështjeve që tashmë kanë mbërritur në SPAK dhe në Gjykatën e Posaçme.
Formularët e deklarimit të pasurisë i mbërritën rreth 600 individëve ndërsa edhe pse SPAK ka kërkuar në gjykatë konfiskimin e 45 pasurive, vetëm 11 prej tyre kanë kaluar në favor të agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Ndërkohë, janë ende në fazë shqyrtimi edhe 56 kërkesa të tjera për konfiskim pasurie ndërsa për 9 pasuri gjykata e ka hequr sekuestron.
Sipas të dhënave të OFL-së, ka rezultuar se 542 pasuri të dyshimta, janë në pronësi të lidhjeve kriminale, ndërsa për 128 të tilla Prokuroria e Posaçme ka hequr dorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




