Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Rilian Lalën, i cili u arratis nga komisariati pak minuta përpara se të jepej vendimi i gjykatës.
Rilian Lala u arratis mëngjesin e sotëm nga Komisariati nr. 1, në kryeqytet. Masa ndaj Lalës u dha për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.
Ai u arrestua dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit”, teksa kishte një pistoletë pa leje me vete.
Mësohet se 30-vjeçari, i cili ishte arrestuar dy ditë më parë për armëmbajtje pa leje u arratis nga ambientet e komisariatit teksa oficeri po bëhej gati që t’i merrte shenjat e gishtërinjve.
Po ashtu bëhet e ditur se i arratisuri ka përfituar nga fakti që i janë hequr prangat nga duart, për të vijuar me procedurën e parashikuar, ndërsa shoqërohej vetëm nga një efektiv policie, ndonëse rregullorja e parashikon që të jenë dy.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




