Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, i arrestuar si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasëse në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se i riu nga Larushku i Krujës nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.
Erald Pajtani u arrestua me 31 dhjetor si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në kolonat e objektit në ndërtim të pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




