Ka ndodhur

Aksidenti me 1 të vdekur në Elbasan, policia arreston shoferen

Policia e Elbasanit ka arrestuar 29-vjeçaren K. Sh., pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku humbi jetën një 37-vjeçar dhe u plagosën gjashtë persona të tjerë.
Sipas policisë, në përfundim të hetimeve ka rezultuar se e reja, e cila drejtonte mjetin Volksëagen që u përplas me një minibus me pasagjerë, akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku për pasojë humbi tragjikisht jetën shtetasi Gledis Dedja, ndërkohë që u plagosën edhe 6 pasagjerë të cilët udhëtonin me minibusin.
36-vjeçari Gledis Dedja banonte në fshatin Katund i Ri. Ai u dërgua në spital, por plagët ishin shumë të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë mësohet se pjesa tjetër e të lënduarve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë