Ka ndodhur

Ulen shifrat në 2 ditët e para të vitit. Në total 9 viktima dhe 675 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë një përmbledhje për rastet e reja të infektimeve dhe numrit të viktimave më 1 dhe 2 janar.

Ministria thotë se në datën 1 janar janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, në këto bashki:
154 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 23 raste në Durrës, 20 raste Lushnje, 14 raste në Vlorë, 13 raste në Kurbin, 12 raste në Elbasan, Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, 7 raste në Berat, Rrogozhine, Kavajë, Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Malësi e Madhe, Krujë, 4 raste në Skrapar, Bulqize, Pogradec, Gjirokastër, Mirditë, Fier, 3 raste në Kukës, Vau Dejës, Kolonjë, Gramsh, Shijak, 2 raste në Cërrik, Vorë, Kuçovë, Delvinë, 1 Lezhë, Has, Pukë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Roskovec, Peqin, Klos, Poliçan.
Ministria thotë se më 1 janar kanë humbur jetën 5 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç.
Ndërkohë janë shëruar 304 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID u trajtuan 293 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë të intubuar.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive, identifikuar në këto bashki:
49 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë, 15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, 8 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kamëz, Krujë dhe Berat, 5 raste në Gramsh, Tepelenë, Mirditë, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, 3 raste në Vorë, Klos, Vau Dejës, Kavajë, Lezhë, Durrës, 2 raste në Kukës, Mallakastër, Përmet, Divjakë, Skrapar, Cërrik, 1 rast në Patos, Kuçovë, Bulqizë, Delvinë, Mat, Pukë, Has, Elbasan.
Ministria thotë se në 24 orët e fundit 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fier dhe 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-80 vjeç.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë në numrin 127.

COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)
Testime totale 265,793
Raste pozitive 58,991
Raste të shëruara 34,353
Raste Aktive 23,448
Humbje jete 1190

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13602
Fier 1670
Shkodër 1305
Durrës 1162
Vlorë 969
Korçë 961
Lezhë 892
Elbasan 884
Berat 766
Gjirokastër 484
Kukës 409
Dibër 346


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë