Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orkocka. Ai ka qenë i shtruar në spital ditën e djeshme ndërkohë sot ka pësuar hemoragji cerebrale.
Dhimitër Orgocka ishte aktor dhe një regjisor me karrierë të pasur në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, që nuk e ndali krijimtarinë edhe pse ishte në moshën 84 vjeçare.
Orgocka ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Prishtinës, Shkupit, Elbasanit, etj.
Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. Orgocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



