Ka ndodhur

Krim në familje, vret dy motrat dhe plagos veten. Arrestohet duke dalë nga Tirana

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur  në zonën e Astirit, në rrugën ‘Bajram Dushi’, pranë një karburanti.

Nga informacionet paraprake dyshohej se bëhet fjalë për një krim në familje. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Mësohet se autori i identifikuar si Përparim Tela, shtetas maqedonas ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas dhe motrën e saj, duke i lënë të vdekura në vend. Viktimat janë me inicialet K.B. dhe ZH.M. Pas krimit, autori ka plagosur dhe veten por është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pak pas ngjarjes së rëndë autori i krimit të dyfishtë në Tiranë, është prangosur nga uniformat blu në tentativë për të dalë nga Tiranë. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë