Ka ndodhur

Kosovë, kryefamiljari vret 3 anëtarë të familjes dhe pastaj veten

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe pastaj veten.

Siç shkruajnë mediat kosovare, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se sot rreth orës 20:00, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona, anëtarë të familjes së autorit dhe në fund ka kryer vetëvrasje.

“Sipas informatave të para, dyshohet se fshatin Pozhoran të Gjilanit, autori me inicialet F.Z.  që punonte dhe jetonte në Zvicër dhe në Kosovë, me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten, dy djemtë e tij, ndërsa pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes  ka shkuar policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. 

Dyshohet se arsyeja që solli vrasjen, është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në vendin ku kanë jetuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë