Ka ndodhur

Përplasi me makinë nënë e bijë në Fier, arrestohet shoferi 34-vjeçar

Policia e Fierit ka arrestuar sot autorin e një aksidenti, të ndodhur dy ditë më parë në Fier, ku u përplasën dy shtetase nënë e bijë, një 60 vjeçe dhe një 33 vjeçe.

Policia e arrestoi të riun, pasi njëra prej të aksidentuarave ndërroi jetë në spital.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, në gjëndje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë