Ka ndodhur

Aksident në Rrogozhinë, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur këtë mëngjes në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, në afërsi të Rrogozhinës.
Policia thotë se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 46-vjeçari me inicialet A. F.

“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë