Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim.
Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.
Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.
Për shkak të festave të fundvitit, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.
Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




