Një i ri nga Vlora është mbyllur në shtëpinë e tij dhe ka kërcënuar familjarët e tij, duke i terrorizuar, por është arrestuar nga policia.
I riu kërcënonte familjarët se do të shpërthejë bombolën e gazit, por kanë qenë forca të shumta policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë bërë të mundur arrestimin e tij.
Mësohet se 30-vjeçari është me probleme mendore dhe prej disa ditësh ai kurohet nga mjekët.
Sipas dëshmitarëve, ai kishte halucinacione se do e vrisnin me snajper nga pallati përballë. Pas kërcënimit me bombulë, ai kërcënoi sërish me gërshërë për t’u vetëvrarë.
FNSH ndërhyu forcërisht duke shembur derën, hedhur tymuese dhe më pas neutralizuan dhe futën në fugon 30-vjeçarin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




