Viti i Ri po afron dhe teksa kanë ngelur edhe tri ditë nga ndërrimi i viteve nuk mungojnë hyrjet nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut të shqiptarëve, apo daljet me këtë të fundit.
Mësohet se nga Kapshtica në 24 orët e fundit kanë hyrë 316 shtetas dhe 85 mjete.
Ndërkohë nga Qafë Thana ku nuk ka asnjë kufizim apo kushtëzim, kanë hyrë 2 mijë e 287 shtetas dhe kanë dalë 1 mijë e 594.
Në këtë vit të pazakontë për shkak të pandemisë nuk do lejohen festimet në shesh ndryshe nga vitet e tjera, po ashtu nuk do lejohet hapja e bareve dhe restoranteve pas orës 20:30 si dhe lëvizja e qytetarëve pas të njëjtit orar.
Ora policore në vendin tonë që nga 24 dhjetori u ul në orën 20:30 dhe do të vijojë deri më 4 janar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




