KED sot do të mblidhet për anëtarin e 7-të të Gjykatës Kushtetuese.
Në garë për këtë post është vetëm kandidatja e lejuar më parë, Sonila Bejtja pasi Altin Binaj u zgjodh si i 5-ti.
Në njoftimin për mediat, KED thotë se sot interviston, vlerëson, pikëzon si dhe bën renditjen për këtë garë.
Pritet që në fund të miratohet edhe lista përfundimtare që i çohet Presidentit për dekretim.
“Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:
Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019. Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KED.
Disa ditë më parë me emërimin e Përparim Kalos nga Meta, Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin falë plotësimit të kuorumit me 6 anëtarë. Pritet të shihet nëse brenda 2020 Gjykata Kushtetuese do të bëhet me 7 anëtarë apo do t’i lihet 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




