Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë në Fier

Një efektiv i policisë i komisariatit të Peqinit ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në spitalin e Fierit.

Policia e Fierit ka bërë të ditur se i plagosur ka mbetur punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa punonjësi i policisë, paraprakisht, ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë