Vende dhe Udhetime

Vendet më të bukura për të vizituar për Krishtlindje (vitin e ardhshëm)

Viti 2020 nuk ishte më i miri i mundshëm dhe kjo vihet re dhe një herë tjetër kur cdokush e gjeti veten këto ditë i mbyllur në shtëpi, pa udhëtuar. Për këtë, duhet ta harroni vitin që po lëmë pas dhe të mendoni për vitin 2021. Dihet që për të kaluar Krishtlindje të paharrueshme duhet dhe të jenë vende ku mund të blesh dhe gjesh cdo gjë që lidhet me festat.

Në një përpjekje për të përhapur një mesazh shprese dhe inkurajimi dhe për të ndihmuar turistët me planifikimin  pushimeve për vitin e ardhshëm, organizata Europiane e destinacioneve më të mira (EBD) ftoi njerëz nga e gjithë bota të votojnë për tregjet e Krishtlindjeve të ëndrrave të tyre.

Mbi 100 mijë turistë nga 121 vende iu përgjigjën pyetjes: "Ku do të donit t'i kalonit Krishtlindjet në Europë në 2021?"

Rreth 66% e votuesve janë banorë të Europës dhe 34% nga vendet e tjera, kryesisht Amerikë, Kanada, Australi dhe Kinë.

Fituesi për 2021 ‘Tregu më i mirë Europian i Krishtlindjeve ishte një surprizë sepse është hera e parë që një treg i Krishtlindjeve i vendosur në atë vend fiton titullin.

Ai treg? Bazel, Zvicër. Pas tij janë dhe 9 tregjet e zgjedhura nga turistët si më të mirat për të vizituar jgatë festive.

Bazel, Zvicër

Bazeli ka një traditë të rrënjosur thellë si qyteti më i bukur dhe më i madh i Krishtlindjeve në Zvicër. Qyteti i Vjetër i ruajtur mirë rrezaton në dritën e ngrohtë të Krishtlindjes me dyqane dhe tregje që plotësojnë atë pamjen e festive.

Rreth 100 pemë të larta pishash rreshtohen në rrugët që udhëheqin vizitorin dhe tregjet e Krishtlindjeve mbahen jo vetëm në Barfüsserplatz, por edhe në Münsterplatz, një nga sheshet më të bukura në Basel.

Sipas EBD, tregjet e Krishtlindjeve u zhvilluan fillimisht në Gjermani dhe Alsace, Francë dhe gjatë 20 viteve të fundit janë përhapur në të gjithë Europën:

"Përveç mbështetjes së artizanëve dhe tregtarëve, ata tërheqin udhëtarët me një ofertë gjithnjë e më të pasur që mund të përfshijë koncerte , dekorata, programe kulturore, pista akulli dhe shfaqje.” Tha zëdhënësi I EBD.

Duke tërhequr udhëtarët gjatë muajve nëntor, dhjetor, janar, EBD shpjegon se ato lejojnë zhvillimin e vendeve të punës gjatë gjithë vitit dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Europë. Këto ngjarje ndihmojnë në transformimin e punëve sezonale në punë me kohë të plotë në hotele, restorante, furra buke, planifikimin e ngjarjeve dhe sektorë të tjerë ekonomikë.

Kjo gjithashtu u lejon udhëtarëve të shmangin mbushjen e destinacioneve historike dhe të eksplorojnë destinacione të reja.

Budapest, Hungari

Edhe këtë vit Budapesti merr medaljen e argjendtë në podiumin e Tregjeve më të Mirë të Krishtlindjeve në Europë.

Për vitin 2021, qyteti tashmë përgatitet për një festë edhe më festive dhe verbuese të Krishtlindjeve. Festa e Adventit në Bazilikën në Budapest është tregu i preferuar i Krishtlindjeve në Hungari por edhe për të tretin vit radhazi, një nga tre favoritët në Europë. Organizatorët e kësaj ngjarje punojnë shumë çdo vit për të ofruar atë që sigurisht është një nga tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në botë.

Poznan, Poloni

Tregu i Krishtlindjeve në Poznan do t'i çojë vizitorët në një tokë magjike dimri me akull, dëborë dhe atraksione të Krishtlindjeve. Dritat dhe zbukurimet dekorojnë Sheshin e Vjetër të Tregut dhe Plac Ëolności (Sheshi i Lirisë) gjatë kësaj kohe magjike.

Tezga prej druri, shijimi i dimrit, dhurata për Krishtlindje dhe një Festival Ndërkombëtar i Skulpturës në Akull janë pjesë e atraksioneve.

Vjenë, Austri

Si çdo vit, Vjena është në krye të listës së tregjeve më të mira të Krishtlindjeve në Europë. Konsiderohet si një destinacion i sigurt për familjet, është gjithashtu i popullarizuar nga të dashuruarit dhe është dhënë midis destinacioneve më të mira romantike në Europë si dhe një nga destinacionet më të mira për një propozim martese.

Nga mesi i nëntorit deri në Krishtlindje, sheshet më të bukura të Vjenës shndërrohen në tregje magjike të Krishtlindjeve me aromën e ushqimit të pjekur.

Një nga tregjet më të njohura të Krishtlindjeve është "Magjia e Vjenës", e cila e kthen Sheshin në një tokë përrallore me dhurata për Krishtlindje, dekorime pemësh, karamele dhe pije të nxehta, si dhe karroca për të bërë xhiro fëmijët. Pemët e parkut përreth Bashkisë janë zbukuruar në mënyrë festive dhe rrezatojnë në një det dritash.

Bruksel, Belgjikë

Wonders Winter është një treg i preferuar për Krishtlindje në Belgjikë, i ndjekur nga Gent, Antëerpen, Bruges dhe Liege. Me rreth 2.5 milion vizitorë, Mrekullitë e Dimrit është një ngjarje që nuk duhet humbur me Brukselin e bërë në kostumin e tij festiv, të shkëlqyeshëm.

Kryeqyteti i Europës, Brukseli për disa vite ka qenë një nga kryeqytetet e Krishtlindjeve me Strasburgun, Budapestin dhe Vjenën.

Ndër klasikët e mëdhenj: Shfaqjet e Zërit dhe Dritës në Grand-Place, një pemë madhështore, një grazhd me madhësi sit ë jetë real, një shesh patinazhi, drita magjike, shumë ekspozita dhe tregje të Krishtlindjeve.

Trier, Gjermani

Edhe një herë, Trier Christmas Market paraqitet ndër më të mirët në Europë. Tani në vitin e tij të 42-të, Trier Christmas Market njihet si një nga më të bukurit në Gjermani.

Tregu i Krishtlindjeve Trier shpesh përshkruhet nga organizatorët e udhëtimit si "romantik me një ambient të mrekullueshëm". Ajo ofron një përzgjedhje të madhe të specialiteteve të shijshme të tilla si Verë e Vjetër", arte dhe organizime festive.

Dresden, Gjermani

Një nga tregjet më të mëdha dhe më autentike të Krishtlindjeve në Gjermani, është renditur çdo vit në tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Europë.

Ajo u përmend për herë të parë në 1434 kur u mbajt për t'u siguruar qytetarëve të Dresdenit mishin për vaktin e Krishtlindjes. Që atëherë, ajo është bërë një ngjarje masive me më shumë se 200 stalla që tërheqin deri në 3 milion vizitorë nga e gjithë bota.

Dramat e Krishtlindjeve marrin jetë gjithashtu në teatrot e qytetit, me muzeumet që presin ekspozita të veçanta dhe anije të zbukuruara me drita që rrëshqasin përgjatë lumit Elba.

Madeira, Portugali

Konsideruar destinacioni më i sigurt i Krishtlindjeve në Europë (gjatë pandemisë Covid-19), Madeira gjithashtu është vlerësuar me titullin "Tregu i Krishtlindjeve me Diell në Europë" dhe "Destinacioni më i Mirë i Diellit të Dimrit".

Madeira feston në maksimum ardhjen e sezonit të Krishtlindjeve me një treg tradicional të Krishtlindjeve të mbajtur në rrugicat qendrore të Avenida Arriaga, në zemër të kryeqytetit të saj, Funchal.

Një shumëllojshmëri produktesh janë në shfaqje, duke përfshirë lule dhe fruta ekzotike, suvenire tradicionale, shijshme tipike dhe pije sezonale, të gjitha këto ia shtojnë gëzimin një ambienti mikpritës.

Tbilisi, Gjeorgji

Kryeqyteti i Gjeorgjisë është një destinacion i domosdoshëm për t'u parë në çdo kohë të vitit. Përfshihet në mesin e Destinacioneve më të Mira Europiane por gjithashtu u votua një nga Destinacionet më të Sigurta në Europë gjatë Covid-19.

Në Tbilisi, tregjet e Krishtlindjeve mbahen pothuajse në çdo cep, me tezga që ofrojnë artizanat, suvenire, ushqime Krishtlindjesh, ëmbëlsira gjeorgjiane, ushqim në rrugë dhe verë të nxehtë. Festimet e fundvitit përfshijnë shfaqje teatrore, shfaqje muzikore, teatër kukullash dhe filma në ambiente të hapura për të gjitha moshat.

Manchester, Mbretëria e Bashkuar

Tregjet e Krishtlindjeve të Mançesterit janë ndër tregjet më të mëdha, më origjinale dhe, ndoshta, tregu më i mirë i Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Filluar në vitin 1999, tregu i parë i Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar është rritur çdo vit dhe tani tërheq më shumë se nëntë milion vizitorë në 300 tezgat e saj të krijuara bukur të shpërndara në 10 vende, secila me karakteristikat e veta.

Burimi: Forbes. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë