Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që parashikon se mjekët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit.
Më parë, qeveria kishte ndërmarrë një akt tjetër ku përjashtonte të gjithë punonjësit shtetëror nga organizimi i festës së fundvitit dhe shpërblimit për punën njëvjeçare.
Ky vendim i ri vjen edhe për shkak se bluzat e bardha dhe uniformat blu kanë qenë përgjatë gjithë vitit në ballë të luftës kundër Covid-19.
Mjekët me pacientët në spitale, ndërsa policët me qytetarët në rrugën gjatë vendosjes së masave shtrënguese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




