Ka ndodhur

Kreu 4 vjedhje brenda dhjetorit, arrestohet adoleshenti në Elbasan

Policia e Elbasanit ka zbardhur disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit dhjetor, duke vënë në pranga autorin e dyshuar.

Në pranga ka rënë adoleshenti R. P., të cilit gjatë kontrollit fizik i janë gjetur edhe dy dova kokainë.
“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është edhe autor edhe i 4 vjedhjeve të tjera në qytetin e Elbasanit, konkretisht:
Më datë 21.12.2020 dyshohet se ka vjedhur dy aparate celular në pronësi të shtetases E. D.;
Më datë 19.12.2020 dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit D. Ç.;
Më datë 17.12.2020 dyshohet se ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit M. Xh.;
Më datë 16.12.2020 dyshohet se ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit A. D.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një motor i vjedhur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë