Ka ndodhur

Përfundon gjykimi i dosjes “Bajri”, lirohen të gjithë të pandehurit

Përfundon gjykimi i dosjes ‘Bajri’. Mësohet se ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të ‘Forcës së Ligjit’.

Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:

  1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe dënimin e tij perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
  2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armembajtjes pa leje dhe duke e dënuar perfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
  3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.
  4. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armembajtjes pa leje dhe duke e dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim.
  5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armembajtjes pa leje dhe duke e dënuar me 2 vite burgim.
    Në përfundim të gjykimit të gjithë të pandehurve u janë shuajtur masat e sigurimit për shkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabarte me kohën e dënimit.
    Ndërkohë Safet Bajri është në burg duke vuajtur dënimin e Belgjikës.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë