Ekstradohet drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar Flamur Tuda, 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës.
Tuda ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.
Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




