Ka ndodhur

Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 507 qytetarë në të gjithë vendin

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anti-Covid.

Gjatë kontrolleve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 507 qytetarë, pasi nuk i kanë respektuar këto masa.
“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 500 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë është ndëshkuar administratori i një lokali me masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 6 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
Ndër të tjera, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë