Kosova

Hoti: Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses

Në reagimin e tij të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e parakohshme, Kryeministri Avdulla Hoti tha se ka zhvilluar bisedime me të gjitha grupet parlamentare për miratimin e buxhetit, sigurisht si qeveri në detyrë.

Në një konferencë për shtyp, ai u bëri thirrje të gjitha qeverive dhe institucioneve të vazhdonin punën, sidomos në përballimin e pandemisë, duke thënë se do kujdeset për vendin deri në ditën e fundit si kryeministër në detyrë.

“Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrën tonë. Është obligim kushtutes që të shpallim datën e zgjedhjeve brenda afatit kushtutes. Ne do t’i kryejmë obligimet tona. Do të jemi në krye të detyrës për tu marrë me obligimet qe i kemi karshi qytetarëve të vendit. Për të cilët kemi treguar rezultate të mira. Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti për vitin 2021”, tha Hoti.

Hoti tha se pranon pa e komentuar aspak aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli jo legjitim zgjedhjen e Qeverisë tashmë në detryrë që ai e udhëheq.

“Nuk më takon mua ta komentojë. Unë i pranoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa i komentuar fare”, tha Hoti.

Ai u shpreh se koalicioni qeverisës kishte funksionuar mirë dhe se ka bërë punë dhe reforma të mira.

Hoti u pyet edhe nëse do të kandidojë për Kryeministër. “Sigurisht do të diskutojmë brenda strukturave të partisë, për të marrë një vendim. Por, jemi në pozicion të mirë, duke pasur një bagazh të punëve të mira që kemi bërë”, ka thënë Hoti.

Në konferencën për media, ai pyet se a mund të ketë koalicon me partinë që do formojë Vjosa Osmani, por tha se ajo ka zgjedhur rrugën e saj, duke i ka ndarë rrugët përgjithmonë me LDK-në.

Ai njoftoi po ashtu se Qeveria në detyrë pritet që së shpejti të dalë me një vendim përmes të cilit do të kufizohen fluturimet nga Kosova për në Britani të Madhe, pas paraqitjes së një forme të re të virusit Sars-COV-2.

Pak para deklaratës së tij, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, tha se gjatë takimit që zhvilloi me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmendur 7 shkurtin si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Abrashi tha se në të kaluarën, LDK-ja ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen në janar, në mënyrë që të mund të përfundojnë të gjitha procedurat zgjedhore përpara se Osmanit t’i skadojë mandati gjashtëmujor si ushtruese e detyrës së presidentit.

“Ne, si LDK, edhe më herët kemi deklaruar se jemi të gatshëm për zgjedhje, duke parë edhe kontekstin politik, edhe rrethanat politike. Shpeshherë e kemi përmendur që zgjedhjet mund të mbahen edhe në janar, në mënyrë që procesi zgjedhor, certifikimi, ankesat, të gjitha të përfundojnë në kuadër të mandatit kushtetues të ushtrueses së detyrës së presidentit. Prandaj, të mos kalohet kjo dhe të mos kalojmë në një paqartësi kushtetuese”, tha Abrashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë